Gjendet një i mbytur në Seman, pritet identifikimi i viktimës
13/07/2022 18:47
Një burrë, ende i paidentifikuar, është gjetur pa shenja jetë këtë të mërkurë në lumin Seman.
Sipas informacioneve paraprake, kufoma mban veshur vetëm rroba plazhi, por nuk dihet nëse është në cilat rrethana është mbytur. Ai është rreth 40 vjeç dhe nga verifikimet paraprake ,nuk ka shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
Top Channel