Vala e 7 e pandemisë e shkaktuar nga nën variantet e reja e të Omicron, po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.
Nëpër qendra shëndetësore po ndihet rritja e fluksit pasi 1 në dy paciente që shkon për tu testuar rezulton pozitiv, ndërkohë që ka shumë te tjerë të cilët edhe pse janë me covid, nuk shkojnë për t’u testuar pasi i justifikojnë simptomat me luhatjen e temperaturave gjatë fundjavës që lamë pas, duke mos u distancuar nga të tjerët, e duke e përhapur më shumë virusin.
Nën variantet e reja të Omicron duket se kanë ndryshuar edhe simptomat krahasuar me vetë omicronin . Tanimë pjesac me madhe e personave të prekur kalojnë temperaturë të lartë, por qe zgjat vetëm pak ditë.
Sipas mjekes Violeta Kacori, ka shumë raste te cilët rezultojnë me tampon negativ por në fakt janë covid ,pasi simptomat dhe gjurmët që lë virusi në gjak tregojnë për praninë e tij.
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes si në rast covid të konfirmuar ose jo, apo dhe viroza të distancohen nga të tjerët dhe të përdorin maska.
Ky është një tjetër moment ku secili në ndërgjegje individuale te respektoje masat për të mbrojtur familjarët e tjerë apo koleget më të cilët punon. Autoritet shëndetësore bëjnë thirrje për të vijuar me vaksinimin pasi ka shumë të pa-vaksinuar dhe po kështu me vaksinim të përgjysmuar një apo dy doza.
Top Channel