Victoria Beckham ‘e tmerruar’ të dalë nga shtëpia pasi përndjekësja kërcënon burrin David dhe familjen ‘për vjedhje të vezëve’ (fotot)

12/07/2022 16:57

Victoria Beckham ka pranuar sot “me lot në sy” se është e tmerruar të dalë nga shtëpia pasi një përndjekëse “terrorizon” bashkëshortin e saj David si dhe ‘kërcënon familjen e tyre’ në Britani.

Sharon Bell, 58 vjeçe, është ndaluar dhe akuzuar se përndjek ish-futbollistin e Anglisë dhe  Manchester United me një seri letrash të fiksuara ku i kërkon me ngulm të takohet me të, me akuza absurde deri tani të pakuptueshme, në të cilat përmend edhe “mikun tënd Tom Cruise”, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Zyrtarët thonë se ajo gabimisht beson se ka qenë në një marrëdhënie me 47 vjeçarin Beckham, madje pretendon se ai dhe gruaja Victoria kanë bashkëpunuar për të vjedhur vezët nga mitra e saj.

Sot çifti i famshëm kanë ngritur padi duke zbuluar fushatën e saj të zgjatur të përndjekjes sipas ligjit britanik të Shëndetit Mendor.

Në deklaratën e gjykatës Westminster, David shkruante: “Besoj se gjuha e përdorur në letrat e saj sa vjen e përshkallëzohet duke u bërë më emocionuese e kërcënuese ndaj meje e familjes time, prandaj më shqetëson shumë”.

“Ajo është shfaqur pa paralajmërim ne shtepi, duke bërë kërcënime gjithnjë e më të shënjestruara dhe më intimiduese”.

Beckham mohon se ka pasur një marrëdhënie me Bell, duke thënë se nuk e ka parë kurrë para kërcënimeve.

Ndërsa në deklaratën e Victoria Beckham thuhet: “Prej vëmendjes së madhe të fansave ndaj bashkëshortit tim futbollist, ne fillimisht nuk e njihnim natyrën e kërcënimeve dhe të komunikimeve të publikut”.

Prokurori Arizuna Asante shtonte: “Viktoria tashmë ka frikë të dalë jashtë dhe kjo i ka bërë gjërat e vështira për të”.

Bell kishte dërguar një letër në shtëpinë e çiftit Beckham në Angli, duke njoftuar se do të vinte për vizitë disa ditë më vonë.

Ajo shkruante: “Kam gjetur adresën tënde nga një agjenci detektivësh, shpresoj të mos mërzitesh. Unë kam ndjenja për ty David”, thuhet në të.

Ndërsa më tej vazhdon: “Victoria më ka ca para borxh, David, ajo më ka zbrazur llogarinë bankare prej disa vitesh, dhe kjo nuk është gjë e bukur. Do të më pëlqente sikur ajo të mos ekzistonte”.

Në gjykatë u tha se Bell ishte mjaft këmbëngulëse kur erdhi te shtëpia më 9 korrik, por rojet e sigurisë i thanë se ishte adresa e gabuar.

Një tjetër letër ishte dërguar në shtëpinë e çiftit Beckham në Holland Park para se Bell të paraqitej edhe aty më 9 korrik.

“Ju lutem të jetë dikush aty pasi shtypi do të marrë vesh se ju keni numrat e mi të identifikimit”.

“Dua vetëm të flas me ju, ti më detyrohesh kaq gjë David (dua të jem me ty kur të bësh operacionin në tru për të të dhënë disa qeliza të reja truri), ndërsa ai shoku jot Tom Cruise më ka mërzitur shumë, David”, vijon letra e gruas.

“Ai më ka bërë disa gjëra të tmerrshme.”

Në një tjetër letër të dërguar në tetor, Bell shkruan: “Të kam dashur që kur ishim fëmijë”.

Por Beckham thotë se nuk e ka njohur kurrë Bell dhe se është i shqetësuar nga sjellja e saj.

Bell, nga Watford në veri të Londrës, është akuzuar me përndjekje por nuk mund të dalë në gjyq kriminal pasi ka çrregullime mendore.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA