Vatra e zjarrit në malin e Çikës rrezikon Parkun Kombëtar të Llogorasë
12/07/2022 12:01
Vatra aktive e zjarrit e shkaktuar një ditë më parë në malin e Çikës po rrezikon Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Vatra vijon të jetë ende aktive dhe deri tani janë djegur 5 hektarë shkurre.
Zjarri ka përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë.
Edhe pse është larg Llogarasë po krijohet një grup për mbajtjen nën kontroll por terreni është e i vështirë. Forcat e zjarrfikësve të Himarës ADZM por dhe prefektura e Vlorës ndodhen në terren për ta mbajtur nën kontroll , pasi era që fryn nga jugu përkeqëson situatën dhe i çon flakët e zjarrit drejt Llogorasë.
Top Channel