Një turist aventurier që mori një rrugëkalim të ndaluar drejt majës së Vezuvit në jugperëndim të Italisë është plagosur pasi ra në kraterin e vullkanit të famshëm teksa bënte foto me celular.
23 vjeçari amerikan ishte ngjitur në majën e vullkanit shumicën e kohës aktiv, dhe më pas kishte rënë disa metra brenda kraterit pasi kishte humbur ekuilibrin.
Për fat pranë tij kishte njerëz dhe guida malore që e ndihmuar të dilte jashtë dhe më pas një helikopter ndihme u thirr për ta shpëtuar.
I riu u trajtua për plagë të vogla në krahë e në kurriz, por refuzoi të shkonte në spital, shkruante e përditshmja vendase La Repubblica.
Amerikani dhe familja e tij tashmë përballen me hetime për injorimin e tabelave paralajmëruese të vendit vullkanik dhe shtigjet e pambrojtura që kishte përdorur.
Mediat vendase shkruanin se familja nuk kishin prerë biletat që janë vendosur për hyrjen në zonen misterioze.
Mali Vezuv ngrihet madhështor pranë qytetit bregdetar të Napolit dhe njihet si vullkani që shkatërroi qytetin e lashtë të Pompei me shpërthimin e vitit 79 e.s.
Shpërthimi i tij i fundit ndodhi në 1944, dhe ende konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë, në afërsi të zonave të banuara, me rreth 600,000 njerëz që jetojnë brenda zonës së rrezikut.
Top Channel