Ishte 7 maji i këtij viti, kur Tirana triumfonte në derbin ndaj Partizanit dhe shpallej matematikisht kampione, duke hapur shampanjën e festës, megjithatë për të zbehur disi entuziazmin, mendoi Redi Jupi.
Ish-mesfushori i Kombëtares, duke folur për “Zona Gol” në SuperSport, atë mbrëmje deklaroi se kjo ishte Tirana më e dobët që shpallej kampione dhe parashikoi që pikërisht Europa do ta konfirmojë.
“Tirana e këtij sezoni është mbase Tirana më e dobët që ka dalë kampione nga Tirana që mbaj mend unë, ta jap me vulë dhe me firmë. Do i shikoni rezultatet e Tiranës dhe skuadrave tona të tjera në Europë. Këtu do jemi dhe do flasim…
Tirana më pëlqente më shumë përpara 6-7 javësh, ka një rënie të thellë. Nuk ka qenë një kampionat shumë cilësor. Skuadrat do kenë probleme në ndeshjet europiane, flas duke parë atë që kanë treguar në ndeshjet e fundit”, deklaroi atëherë Redi Jupi.
Në fakt fjalët e Jupit u konfirmuan, me bardheblutë që zhgënjyen në 180 minutat ndaj Dudelange, duke i humbur të dy ndeshjet dhe duke u eliminuar që në turin e parë eliminator të Champions League.
Top Channel