Të enjten vendoset: Propozimi francez shkon për miratim në Kuvendin e Maqedonisë!

12/07/2022 22:40

Propozimi francez kalon të enjten për miratim në parlamentin maqedonas, e ligjvënesve atjhe do t`u drejtohet me një fjalim edhe vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursul von der Leyen.

Shpresat janë që k propozimin të marrë sa më shpejt dritën jeshile të Shkupit zyrtar për të zgjidhur më në fund ngërçin e krijuar me Bullgarinë që po mban peng hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Me kërkesë të deputetëve, qeveria maqedonase dorëzoi në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ajo publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo edhe protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili po kërkohet nga opozita.

Protestat e kësaj të fundit, me moton “Ultimatum-Jo, Faleminderit”, u rikthyen në Shkup me një marshim nga ndërtesa e qeverisë e deri tek ndërtesa e parlamentit. Protokolli do të nënshkruhet në Sofje sapo të miratohet propozimi në parlament. Nëse ai pranohet, atëherë në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.

Hapja e kapitujve ndërkohë do të fillojë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, siç parashikohet në propozimin e Elizesë. Çështja është se për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, por kryetari i kësaj partie opozitare, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA