SHBA paralajmëron se Irani do të furnizojë me dronë Rusinë për luftën në Ukrainë

12/07/2022 10:43

Irani planifikon të furnizojë Rusinë me qindra dronë për luftën në Ukrainë, disa me aftësi luftarake.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan deklaroi se informacionet e marra nga SHBA sugjeronin se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Nuk dihet ende nëse këta dronë janë dorëzuar, por roli i tyre në luftën që po zhvillohet është i rëndësishëm.

Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.

Sipas BBC të dyja palët po i përdorin ato për të dalluar pozicionet e armikut dhe më pas për të ndihmuar në sulmet që do të zhvillohen.

Top Channel