PS, bërryla dhe debate/ Çupi: Mos na sillni sherret në komision! Bushka: Shihni partinë tuaj

12/07/2022 15:38

Kritikat e Fatmir  Xhafës  ndaj rezolutës së përgatitur  nga Damian Gjiknuri për Këshillin e Lartë Gjyqësor nuk u priten mirë nga hartuesi  i dokumentit. Dy socialistët nuk i kursyen thumbat  ndaj njeri tjetrin,  të cilët  shënjestrën e kishin diku  tjetër. 

Xhafaj: Tjetër gjë artikulojmë në gjykimet politike të caktuara dhe tjetër shprehemi në rezoluta. Sepse nëse ne themi që kemi disa shqetësimi në proporcionalitetin në hetime dhe në gjykime nga GJKKO-ja, nuk kemi vend tjetër ku ta themi, ishte pikërisht kjo rezolutë. Nënkuptohet që kjo nuk është në interes apo për ta shëndoshur në interes të punës, por është thjeshtë një retorikë politike për arsye të tjera.

Gjiknuri: E mira do të ishte se mbasi ai vetë do t’I sillte me shkrim, do të ishte normale se më shumë janë semantika, mënyra të interpretimit të fjalive.

Pandeli Majko u përpoq të shuante  shfaqjen e dy socialistëve, duke i dhënë sinjal me bërryl  Damia Gjiknurit  që e kishte ne krah, por  përpjekja  e socialistit veteran nuk i ndali replikat mes kolegeve

Gjiknuri: Unë mendimet e mija  i them kurdo, por e rëndësishme është se asnjëri nuk duhet të niset nga vështirësitë e zbatimit. Ne kemi zgjedhur një model, i cili ka vështirësi.

Xhafaj: E vetmja gjë që s’kemi pasur ne është këshilli i lartë i Prokurorisë. I vetmi institucion në arkitekturën e sistemit dhe nuk e kuptoj nëse e ka koklavitur këshilli i lartë i prokurorisë këtë arkitekture apo jo.

Përplasja  brenda llojit  nuk la indiferent demokratët të cilët  e ndoqën debatin në rolin e spektatorit.

Çupi: Kjo është një betejë supremacishë individuale. Janë çështje të konflikteve të brendshme të PS-së që na i sillni në Komisionin e Ligjeve

Bushka: Konfliktet e brendshme apo të jashtme, shifni hallin tuaj tek partia juaj. Ne me njëri tjetrin e kemi të qartë, që edhe kur kemi mendime të kundërta e respektojmë njëri tjetrin nuk e ndajmë partinë në dysh!

Top Channel