“Nuk u shkëputa kurrë nga bota e Juventus”, Pogba: Ishte vendim i zemrës

12/07/2022 08:47

Paul Pogba vendosi të rikthehej te Juventus këtë verë pas dështimit te Manchester United.

Francezi firmosi një kontratë katërvjeçare me pagë prej tetë milionë eurosh, ndërsa ka trashëguar sërish numrin 10, të lënë bosh nga Dybala.

SuperSport shkruan se në prezantimin e tij, mesfushori ka theksuar se nuk është shkëputur kurrë nga Juventus pasi ka qëndruar në kontakt me miqtë e lënë në Torino ndërsa shtoi se vendimi për t’u rikthyer ishte çështje e zemrës.

“Unë dua të rigjej dëshirën për të luajtur futboll, kam folur me Allegrin, Dybalën, Nedved, Agnellin dhe Cuadradon. Kam qenë gjithnjë në kontakt me botën e Juventusit. Këtë vendim e mori zemra ime dhe unë e di se është i duhuri. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventus më dha mundësinë të isha Pogba. Tani dua t’iu rikthej kënaqësinë duke fituar trofe me këtë klub.

Mora sërish numrin 10 të cilin e ka lënë miku im Dybala, jam shumë i lumtur. Tifozëve ju them se jam shumë i gëzuar dhe se do të jem edhe më shumë i kënaqur kur të fitojmë trofe”, u shpreh Pogba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA