Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Një modele ‘kristiane’ që punon për rrjetet erotike me pagesë thotë se “Zoti e ka inkurajuar të vazhdojë punën e saj sa të arrijë të 70-at”, ndërsa më tej të shthurret edhe më keq.
Modelja erotike Nita Marie, është është aktualisht 46 vjeçe dhe ka 985,000 ndjekës në Instagram (@love nitamarie), thotë se ka zbuluar besimin e saj pasi kishte parë një ëndërr me Jezusin kur ishte e re.
Rrjeti Ladbible shkruan se modelja disi e paqëndrueshme, e lindur e rritur në Colorado, SHBA ka qenë dhe më herët në faqet e gazetave erotike kur tha se “Jezusi i do punonjëset e seksit” prandaj dhe puna e saj “për të rritur” është ajo që “Zoti dëshironte që të bënte”.
Por megjithë kritikat e besimtarëve ajo nuk heq dorë pasi fiton mjaftueshëm para në rrjetin për të rritur, edhe në moshën e saj.
“As burri im nuk do që unë të heq dorë, i pëlqejnë shumë paratë që fitoj”, thotë ajo.
Por megjithë profesionin e saj vulgar ajo thotë se është një kristiane e devotshme pasi sipas saj po ndihmon në “çlirimin e seksualitetit të grave”.
Dhe me lajme si këto, rrjeti LadBible shkruan se “pas kësaj, mjaft më internet për sot”, duke iu referuar mbrapshtësisë së aktualitetit virtual që mbizotëron mendjet e njerëzve e fatkeqësisht edhe atyre më të dobët e naivë.
Top Channel