Mbi një mijë hektarë tokë bujqësore në qarkun e Elbasanit është pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar rëndë të mbjellat.
Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Dumresë, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë.
Karkaleci ka dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë sipas fermerëve po sulmon pemëtarinë.
Agjencia e Mbrojtjes së bimëve është njohur me situatën dhe ka këshilluar fermerët, por në këto përmasa përhapje të infeksionit zgjidhje nuk mund të jetë më individuale.
E ndërsa dëmet e këtij viti janë të pallogaritshme, risku që infeksioni të përsëritet vitin tjetër është i madh pasi karkaleci tashmë ka krijuar kushtet e shumimit në këto zona.
Teksa çdo prodhim në arë u shkatërrua, karkaleci ka pushtuar vreshtat e rrushit ndërsa fermerët i druhen edhe dëmtimit të ullirit, i vetmi i mbetur deri tani i paprekur.
Top Channel