Tottenham është një nga klubet më aktive në këtë merkato verore teksa trajneri Antonio Conte pretendon t’i japë skuadrës “fytyrën” e tij në mënyrë që sezonin e ardhshëm të synojë triumfin në Premier, edhe pse për të konkurruar Manchester City apo Liverpool duket si një “mision i pamundur”.
Së fundmi, tekniku Conte i ka kërkuar klubit edhe një sforco sa i përket pjesës teknike me drejtuesit që kanë lajmëruar marrëveshjen me Gianni Vio. 69-vjeçari i bashkohet stafit të Contes ku do të marrë rolin e trajnerit së goditjeve të dënimit.
Vio, njihet si një “magjistar” në këtë rol ndërsa së fundmi ka punuar në kombëtaren e Italisë. Ndërsa ka eksperiencë edhe te Milan, Fiorentina, Palermo, Dc United, Brentford dhe Leeds./ SuperSport
Top Channel