Guatemala tenton të shpëtojë hardhucën e mahnitshme helmuese nga zhdukja (fotot)

12/07/2022 19:29

Kujdestarët e parkut shihen duke lëshuar në botën e egër ‘hardhucën me mjekër’ të Guatemalës (Heloderma horridum) pasi u transferua nga zona Cabañas në vendin amerikano qendror, ku vijon përpjekja për të shpëtuar hardhucën e rrallë helmuese nga zhdukja.

Para lëshimit në pyll Juan mban në dorë me shkathtësi hardhucën e rrallë nga lindja e Guatemalas.

Prej ecjes së saj të ngadaltë dhe sjelljes pasive vendasit e quajnë gjithashtu “Niño Dormido” djali i përgjumur.

Sapo zvarraniku prek tokën nis me durim të humbasë mes bimësisë.

Juan thotë se specia bëhet shpesh viktimë prej helmit të fortë që zotëron, si dhe prej gojëdhanave që thonë se mund të sjellë fat të keq.

Alvarado mundohet prej vitesh të sensibilizojë vendasit për mbrojtjen e helodermas, në rajonet e pyjeve të thata të luginës së Motagua. Burri me flokë të thinjura i ka dedikuar vetem mbrojtjes së zvarranikut me luspa të errëta dhe kthetra të çuditshme, që trafikohet në Evropë si kafshë ekzotike.

Heloderma arrijnë deri 42 centimetra gjatësi dhe në ambjent të mbyllur mund të jetojnë deri në 23 vjet.

Ato ushqehen kryesisht me vezë zogjsh dhe helmi i tyre studiohet për sëmundje si diabeti apo kanceri, thotë Juan.

FOTO GALERI
3/11
Prej ecjes së saj të ngadaltë dhe sjelljes pasive vendasit e quajnë gjithashtu "Niño Dormido" djali i përgjumur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA