Gjendet “Gjaku i Krishtit”, grabitësit i lënë artefaktin e vjedhur te dera e shtëpisë detektivit

12/07/2022 12:32

Një nga artefaktet më të shenjta të vjedhura së fundmi nga Kisha Katolike është rigjetur sërish.

Artefakti i cili mban emrin “Gjaku i Krishtit”, ka rënë në duart e detektivit holandez Arthur Brand.

“Unë do t’ia dorëzoj policisë holandeze dhe ata ndoshta do t’ia dorëzojnë policisë franceze për t’i kaluar më pas Peshkopit të Normandisë. Menduam se kjo relike e vjetër humbi përgjithmonë. Kështu që ata do të jenë të lumtur”, tha Brand.

Brand thotë se disa persona e lanë relikën në derën e tij dhe më pas u zhdukën.

“Ata më kontaktuan fillimisht përmes Protonmail. Nuk kërkuan asgjë, pa para. Pasi kur e morën vesh se çfarë ishte, duhej të bënin diçka dhe më thanë: Ne mund ta hedhim, por nuk duam ta bëjmë. Kështu që e sollën këtu. Nëse e vjedh Mona Lizën, nuk mund ta shesësh. Pra, në fund ke diçka me vlerë qindra milionëshe dhe nuk vlen asgjë. Vetëm 7 deri në 8% në mbarë botën ajo që grabitet, kthehet”, shtoi më tej ai.

Artefakti u vodh natën vonë më 1 qershor nga sakristia në Fécamp. Hajduti besohet se ka qenë i mbyllur në ndërtesë gjatë natës dhe në atë kohë kishte pak siguri.

Përveç tij u vodhën një sërë pjatash liturgjike dhe objekte të tjera.

Top Channel