Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Një ishull shkëmbor britanik që ka shërbyer më parë si fortesë në Luftën e Parë Botërore ka dalë në shitje për 50,000 paundë – por ka një kleçkë.
Fortesa detare është e ndarë në tre kate dhe një bodrum, si dhe ka një kullë dykatëshe observimi, një verandë e një dalje në det.
E vendosur në grykëderdhjen e lumit Humber pranë qytezës së Cleethorpes, vendi mburret gjithashtu me 360 pamje panoramike.
Por fortesa e Bull Sand është 2.8km larg tokës dhe në të mund të shkohet vetëm me barkën tënde personale.
Vendi është gjithashtu i lënë pas dore dhe ka nevojë për rinovime të konsiderueshme, edhe pse në formën më të mirë si hotel, mund të strehojë deri në 200 të ftuar.
Ndër anët e saj pozitive është fakti se vendi është i blinduar me beton dhe mund të durojë zjarrin e armëve apo të artilerisë.
E ndërtuar mes viteve 1915 e 1919, Fortesa e Bull Sand është një nga dy të tilla e ndërtuar në Luftën e Parë Botërore.
Binjakja e saj, Haile Sand Fort, u shit në vitin 2018 për 117,000 paundë pasi kishte qëndruar e zbrazur prej viteve 1950-të, sipas BBC.
Të dyja fortesat u përdorën dhe në Luftën e Dytë Botërore por dolën nga shërbimi ushtarak në vitin 1956.
Në mesazhin promocional të ankandit thuhet: “Fortesë detare e kategorisë II, e ndërtuar mes viteve 1915 e 1919, e përdorur në të dyja luftërat botërore.
“Të përforcuara me beton nga ana e detit të hapur me armaturë 20 cm për t’i rezistuar zjarrit të armëve dhe artilerisë detare”.
“Aksesi bëhet vetëm me barka private”
Top Channel