Sërish raste të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor janë bërë publik nga policia rrugore e kryeqytetit.
Gjatë qarkullimit të rrugëve të Tiranës, shoferët nuk sigurojnë fëmijën me rripin e sigurimit të ndenjëses, por I lejojnë që të qëndrojnë në vendin e parë të pasagjerit.
Shoferi është gjobitur, ndërsa policia thekson se kush nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të reja dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.
Policia Rrugore e Tiranës ka këshilluar prindërit se si t’I ulin fëmijët e tyre në makinë.
“Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi! Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi! “, shkruan policia.
Top Channel