Numri i personave të prekur nga covid dhe që kanë nevojë për t’u trajtuar në spital po rritet. Aktualisht janë të shtruar 30 pacientë por çdo ditë shtohen pacientë të rinj.
Në spitalin Covid 3 i cili është improvizuar mund të shtrohen gjithsej 6-0 pacientë pasi ish godina e infektivit është në rikonstruksion.
Sipas mjekëve për sa kohë po rritet numri i pacientëve që dalin pozitivë pritet të rritet edhe numri I atyre që kanë nevojë të shtrohen dhe vihet re se janë ata që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë kryer vaksinim të plotë.
Mjekja Muço shpjegon se në këtë valë të shtatë duket sikur ka ndryshuar edhe klinika e sëmundjes, pasi pacientët shfaqen në gjendje të rëndë edhe tre ditë pasi janë prekur.
“Vijnë me probleme gastrointensinale, dhimbje stomaku probleme kardiake dhe rezultojnë pozitivë”, tha mjekja Ermira Muço.
Në këtë periudhë pacientët qëndrojnë mesatarisht 7-10 ditë të hospitalizuar, por ka nga ata të cilët edhe pse nuk kanë më shenja klinike vazhdojnë të rezultojnë me tampon pozitiv .Kjo rrit edhe më shumë infektueshmerinë në popullatë.
Top Channel