Bombardimet në bllokun e banesave në Dontesk/ Rritet në 34 numri i të vdekurve

12/07/2022 13:20
CHASIV YAR, DONETSK, UKRAINE - JULY 11: Firefighters remove a dead body from debris of a building as search and rescue operations continue after Russian airstrikes hit residential areas in Chasiv Yar, Donetsk, Ukraine on July 11, 2022. (Photo by Metin Aktas/Anadolu Agency via Getty Images)

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një bllok banesash në Donetsk është rritur në 34, sipas zyrtarëve ukrainas.

Ndërtesa e banimit në qytetin e Chasiv Yar u godit të shtunën në mbrëmje pasi Rusia i  shtoi edhe një herë sulmet e saj mbi qytetet dhe qytezat në Ukrainën lindore në një përpjekje për të marrë kontrollin mbi të gjithë zonën e Donbasit .

Të paktën 34 njerëz vdiqën dhe të paktën nëntë u plagosën në sulm, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk, në kanalin e tij zyrtar Telegram të martën. Njëri prej viktimave ishte i mitur.

Operacioni i shpëtimit po vazhdon dhe shërbimet e urgjencës kanë pastruar rreth 70% të rrënojave, tha Kyrylenko.

Chasiv Yar dhe qytete të tjera në Donetsk kanë qenë nën bombardimet ruse ditët e fundit, ndërsa forcat ruse përpiqen të mposhtin rezistencën ukrainase në zonë dhe të lëvizin më në perëndim drejt Kramatorskut dhe Slovianskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA