Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka diskutuar sot për situatën gjeo-politike në Europë të diktuar nga lufta.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, ai tha se solidariteti i BE për Ukrainën do duhej të reflektohej edhe në zgjerimin e bllokut, pavarësisht se u shpreh i zhgënjyer nga samiti i fundit i unionit. Hoxhaj tha se priste përshpejtim të proceseve, si për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ashtu edhe për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Kjo sipas Hoxhajt, tregon që BE nuk ka nxjerrë një mësim nga lufta që po përjeton Ukraina.

Ne në Ballkan nuk po dimë ta shfrytëzojmë situatën gjeo-politike, që të përfitojmë prej luftës në Ukrainë. Solidariteti me Ukrainën është i domosdoshëm por një regjim gjeopolitik i Europës dhe i Perëndimit do duhej të përcillej edhe në politik të zgjerimit, edhe në zgjerim të NATO-s.

Samiti i fundit i BE, ishte një samit dështimi. Unë kam pritur që pas 24 shkurtit do ketë shpejtësi të re dhe qasje të re. Vendimet nuk u morën, edhe më Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut, apo sa i takon mos-liberalizimit të vizave. Kjo tregon që BE nuk ka nxjerrë mësim prej asaj që po ndodh në Ukrainë. Nëse atje është fronti i parë i luftës tradicionale, ajo çka bën Rusia në Ballkan është lufta hibride, përdorimi i tensioneve apo destabilizimeve. Nëse para 6 muajsh kam pasur një shpresë, BE udhëhiqet nga liderit e status quo , e cila është recetë shkatërrimi për rajonin dhe Europën”, tha Hoxhaj në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA