Për të parën herë në pothuajse dy dekada, vlera e euros u barazua me atë të dollarit amerikan; një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që prej 2002-shit, kur monedha e përbashkët europiane ishte ende në fillesat e saj.

Por mesditën e sotme, në tregjet e këmbimit valuator, një euro u shkëmbye sa një dollar. Shkaqet e dobësimit të tij përfshijnë luftën në Ukrainë që ka nxitur frikën e një ngërçi të furnizimit me energji dhe recesionit, por edhe normat e interesit në SHBA që u rritën ndjeshëm, duke i shtyrë investitorët drejt dollarit e duke i larguar nga euro. Ky konsiderohet lajmi i mirë për amerikanët që do të udhëtojnë këtë verë drejt Europës.

Sara Rathner, eksperte udhëtimi në NerdWallet: Nëse një vit më parë, një amerikan e blinte 15 euro një sanduic në Paris dhe kjo i kushtonte rreth 17.80 dollarë, sot i kushton gati 15,10 dollarë. Është si të përfitosh një zbritje prej 15%. Është më e butë për xhepat e njerëzve dhe buxhetet e tyre të udhëtimit.

Euro ka qenë nën presion në tregjet financiare edhe për shkak të masave të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane për të luftuar inflacionin. “Frika e recensionit po rritet” në Evropë për shkak të konfliktit në Ukrainë, thanë ekspertët nga e Commerzbank, dhe shkaktar kryesor vlerësohet besohet se janë furnizimet e gazit nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, BQE ka qenë më e ngadalshme se bankat e tjera qendrore për të ofruar masa stimuluese dhe për të ngritur normat e interesit, me qëllim që të luftohet inflacioni. Sa më i ulët të jetë kursi i këmbimit të euros, aq më të forta do të bëhen monedhat e tjera, sikurse dollari. Si rezultat i kësaj, mallrat e importuara në shtetet europiane bëhen më të shtrenjta, cka që nxit më shumë inflacion.

Megjithatë, disa ekspertë gjermanë thanë se në teori mund të përfitojnë nga dobësimi i euros, pasi mallrat e tyre bëhen relativisht më të lira për konsumatorët e huaj.

Top Channel