Zbulohet kuptimi i veçantë, çfarë fshihet pas tatuazhit në këmbën e yllit të Chelsea-t?

11/07/2022 14:36

Ylli i Chelsea-t dhe Anglisë, Ben Chilwell ka tatuazhe të shumta në trupin e tij që mbartin kuptime të veçanta.

Megjithatë një nga tatuazhet me më shumë kuptim që ka mbrojtësi është ai me numrat 1, 2, 3 dhe 5 pak poshtë gjurit të tij të majtë. Këto shifra përfaqësojnë numrin 1235, pasi ai ishte lojtari i 1235 që luan me kombëtaren e “Tre Luanëve” që nga krijimi i saj.

Ndërkohë në parakrahun e majtë, Chilwell ka tatuazh fjalët ‘Halfway There’. Kur u pyet për kuptimin që qëndron pas kësaj, mbrojtësi tha: “Sepse nuk je kurrë aty ku dëshiron të jesh. Je gjithmonë në gjysmë të rrugës.” dhe më pas shtoi me shaka: “Dhe sepse është në gjysmë të rrugës të  krahut tim!” Ndërsa trofeun e Champions League e ka bërë tatuazh në parakrahun e djathtë.

SuperSport shkruan se 25-vjeçari luajti plot 90 minuta në finalen e Champions League të vitit 2021, ku mjaftoi një gol i Kai Havertz në pjesën e parë, për të marrë fitoren 1-0 ndaj Manchester City-t dhe për t’u shpallur kampion të Evropës për të dytën herë në historinë e klubit.

Top Channel