Vodhën me dhunë banesën e të moshuarës, arrestohet 27 vjeçari në Pukë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

11/07/2022 12:18

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi më 20.08.2020 në fshatin Kqirë të Pukës vodhi një shumë parash nga banesa e një të moshuare.

Operacioni i koduar “Harresa” bëri të mundur arrestimin e të riut me inciale V. N., banues në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, që ishte shpallur prej kohësh në kërkim.

Në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i tij me iniciale M. N., i cili së bashku me të arrestuarin kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N. 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA