Tregu i transferimeve, “kampionati” i preferuar i Benfica-s

11/07/2022 08:30

Benfica është një nga skuadrat më të njohura në Portugali dhe jo vetëm. Trofetë nuk mungojnë, ndërsa klubi portugez është ndër më “të pasurit” në botën e futbollit.

Joao Felix, Renato Sanches, Jan Oblak, Di Maria, Darwin Nunez, etj, janë disa prej emrave më kryesor.

Në të vërtetë, Benfica ka grumbulluar mbi 1 miliard euro në tregun e transferimeve në këtë shekull.

Por, kush janë disa nga emrat më të spikatur të kësaj liste?

Eksporti i fundit i parave të mëdha nga Lisbona ishte sulmuesi uruguaian Darwin Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit për një shumë të madhe prej 75 milionë eurosh.

Në 2010, Benfica përfitoi 33 milionë euro nga shitja e Angel Di Maria te Real Madrid.
Dy vite më pas, rekord ishte dhe shitja e Axel Witsel për shumën e 40 milionë eurove te Zenit St.

Në 2016 arkëtoi 35 milionë euro nga transferimi i Renato Sanches te Bayern Munich.
2017 ishte një vit i jashtëzakonshem.  Fillimisht, momenti i Lindelof, për të cilin Man. Utd shpenzoi 35 milionë euro, vit në të cilin arkëtoi edhe 35.7 milionë euro të tjera nga shitja e Nelson Semedo te Barcelona. Në të njëjtin vit kalendarik, Benfica “mbushi xhepat” edhe me Ederson, portieri i cili firmosi me Man. City për 40 milionë euro.

Në 2019, Benfica arkëtoi 165 milionë euro me vetëm dy lojtarë. Joao Felix, me Atletico Madrid që shpenzoi 127 milionë dhe nga transferimi i Raul Jimenez te Wolves për 38 milionë.

Në vitin 2020, Ruben Dias ishte “diamanti” i portugezëve, me mbrojtësin i cili kaloi te Man. City për shumën e 68 milionë eurove.
Gjithashtu, Benfica ka arkëtuar shumë edhe nga emra si, Nemanja Matic, Talisca, Rodrigo, Coentrao, Nuno Gomes, etj./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA