Armando Broja bashkohet këtë javë me Chelsea-n në përgatitjet verore që londinezët po kryejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë e ardhja pritet të mos jetë nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.
Momentalisht për kartonin e sulmuesin kanë shfaqur interes klube, si Everton, Newcastle dhe West Ham, teksa pikërisht këta të fundit po këmbëngulin më së shumti, duke treguar gatishmërinë të paguajnë deri në 30 milionë euro.
Gjithsesi te Chelsea janë ende në pritje, pasi duan të përfshijnë në negociata mesfushorin dhe kapitenin e West Ham, Declan Rice, që kërkohet me ngulm nga Tuchel, por që momentalisht vlerësohet shumë shtrenjtë nga “çekanët”.
Burime pranë klubit anglez bëjnë me dije se Broja do të stërvitet me skuadrën deri në fund të muajit, kohë kjo e mjaftueshme që palët të marrin vendimin e duhur mbi transferimin./ SuperSport
Top Channel