Lazio kërcënon skuadrën belge të klub Brugge, se do ta denoncojë në FIFA, pas dështimit të transferimit të futbollistit nga Kosova, Vedat Muriqi.
Skuadra belge ka nxjerrë si pretekst gjendjen jo të mirë fizike të lojtarit për prishjen e kontratës. belgët do paguanin 11 milionë euro për kartonin e Muriqit dhe kishin firmosur të gjitha dokumentet e kontratës së re, por papritur ndryshuan mendim dhe thanë se lojtari nuk i plotëson parametrat sportiv.
Lazio nga ana e saj pretendon se lojtari është në gjendje të shkëlqyer fizike, pas testeve të kryera të hënën. Klubi italian pret që marrëveshja të mbyllet me sukses, në të kundërt mosmarrëveshja do zgjidhet në në organin më të lartë të futbollit, në FIFA.
Portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha do luajë në premier ligë këtë sezon, ne skuadrën e Brendford që e mbylli kampionatin në vendin e 13. Strakosha luajti në Itali me Lazion për disa sezone dhe sivjet u largua si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata.
Mediat njoftojnë se 27-vjeçari shqiptar kreu të hënën vizitat mjekësore me klubin anglez dhe pritet që së shpejti të hedhë firmën në kontratën e re. Ndërsa Marrash Kumbulla është një nga objektivat e merkatos për Fiorentinën. Mbrojtësi shqiptar, i cili nuk gjeti shumë hapësirë sezonin e shkuar me Murinjon, mund të transferohet në Firence në rast se do largohet mbrojtësi i qendrës Milonkovic, i cili kërkohet me insistim nga Inter. Marrash Kumbulla u transferua në Romë nga Verona për 20 milionë euro dy sezon më parë.
Top Channel