26/12 22:29
Makau mbylli këtë të hënë të gjitha kazinotë e saj, kjo ndodhi për herë të parë në më shumë se dy vjet pas shpërthimit të koronavirusit në qendrën më të madhe të lojërave të fatit në botë.
Autoritetet kanë urdhëruar që bizneset jo thelbësore që përfshijnë mbi 30 kazino të mbyllen për një javë.
Qyteti ka regjistruar 1,526 raste Covid që nga mesi i qershorit sipas shifrave zyrtare, ndërsa rregullat e ashpra kanë sjellë mbylljen e shumë vendeve.
Sipas BBC, rreth 19,000 njerëz janë vendosur në karantinë të detyrueshme pasi qyteti po përjeton një tjetër valë infektimesh.
Shkollat dhe vendet argëtuese, përfshirë baret, restorantet dhe kinematë, tashmë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e virusit.
Top Channel