Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë të hënë një dekret për të thjeshtuar procesin e marrjes së shtetësisë ruse për të gjithë banorët e Ukrainës.
Dekreti përcakton se “qytetarët e Ukrainës, Republikës Popullore të Donetskut ose Republikës Popullore të Luhanskut dhe njerëzit pa shtetësi që jetojnë përgjithmonë në Ukrainë kanë të drejtë të apelojnë për pranim në shtetësinë e Federatës Ruse nëpërmjet procedurë e thjeshtuar në përputhje me ligjin për shtetësinë e Federatës Ruse“, thuhet në dekret.
Çfarë lejon procesi i thjeshtuar: Individët mund të aplikojnë për shtetësi ruse pa plotësuar disa kërkesa, duke përfshirë të jetuarit në Rusi për pesë vjet, të kenë një burim të ardhurash dhe t’i nënshtrohen një provimi të gjuhës ruse.
Dekreti i mëparshëm ishte për banorët në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe të Luhanskut, si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës.
Top Channel