Nga janari, dollari është forcuar me shumë pikë në valutë kundrejt lekut.

Nëse në fillim të vitit 1 dollar këmbehej me 107 lekë, kursi nga marsi-korrik është luhatur mes vlerave 110-117 lekë, ndërkohë që monedha kryesore globale është forcuar edhe në raport me euron dhe valuta të tjera.

Por, ky forcim i dollarit ka një impakt direkt në ekonominë tonë, më specifikisht, në çmimin e naftës.

Në formulën e bërë transparente nga Bordi i krijuar midis qeverisë dhe sipërmarrësve të hidrokarbureve shihet se nafta dhe nënproduktet e tij blihen me dollarë për ton, sipas Bursës mesdhetare Platts.

Në këto kushte lidhja mes dollarit dhe naftës është e drejtë. Aq pikë sa forcohet në valutë, aq reflektohet te çmimi i naftës në vend. Ndërkohë që mbi këtë shtohet edhe një premio, gjithashtu e llogaritur në dollarë. Më pas e gjitha kjo kthehet në lekë bazuar mbi kursin e shpallur nga Banka e Shqipërisë. Në korrik mesatarisht 90 mijë lekë më shtrenjtë e kemi marrë çdo ton/naftë për shkak të  kursit,  ose rreth 8.5 lekë për litër.

Dollari i fortë po bëhet një problem global shkruajnë revistat prestigjioze financiare, pasi e gjithë tregtia ndërkombëtare zhvillohet në këtë monedhë dhe gjithmonë e më shumë vende po marrin goditje nga importi i mallrave. Forcimi i dollarit vjen pas vendimit të Bankës së Amerikës për të bërë një rritje agresive normash interesi në mënyrë që të luftojë inflacionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA