Rreth 500 çifte dasmat e të cilëve ishin anuluar  për shkak të pandemisë morën  pjesë në një ceremoni martesore simbolike në Qendrën Lincoln në Nju Jork.

Një imam, një rabin dhe një pastor kurorëzuan simbolikisht lidhjen e tyre në martesë.

“Dasma u vonua një vit për ne për shkak të pandemisë. ne në fakt u fejuam këtu në Lincoln Center. Dhe kështu ky është një vend shumë i veçantë për ne. Dhe është një vend ku kalojmë shumë kohë”, tha nusja.

Kryebashkiaku i New York i pranishëm në  ceremoni, tha se pavarësisht çdo gjëje  Nju Jorku është i pamposhtur.

 “Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë shpirtin tonë. Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë dashurinë që keni për personin me të cilin keni vendosur se do të kaloni jetën tuaj” , tha ai.

New Yorku ka qenë një vendet më të prekura nga covid në SHBA, gjatë këtyre viteve të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA