Dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, partia Liberale Demokratike sipas sondazheve ka fituar sërish shumicën e vendeve në parlamentin japonez.
Partia Liberal Demokratike dhe partneri në koalicioni Komeito pritet të fitojnë 83-125 vende në dhomën e sipërme.
Shinzo Abe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2020, ku më pas dha dorëheqjen, por pa hequr dorë nga fushata, gjatë së cilës edhe u vra duke mbajtur një fjalim, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ndaj tij solli më shumë mbështetje për forcën politike.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne arritëm t’i përfundonim zgjedhjet,” tha kryeministri Fumio Kishida për NHK, duke shtuar se ai dëshiron të trajtojë pandeminë, çështjet e lidhura me Ukrainën dhe inflacionin.
Kishida kishte këmbëngulur që zgjedhjet të vazhdonin pavarësisht vrasjes, duke thënë se “nuk duhet të lejojmë kurrë që dhuna të shtypë fjalimin”.
Vrasja e Abe tronditi kombin dhe shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën. Personi i akuzuar për vrasjen e tij, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, është në paraburgim dhe u ka thënë hetuesve se kishte vënë në shënjestër Abe sepse besonte se politikani ishte i lidhur me një organizatë të paidentifikuar.
Top Channel