Papagallët e njohur si Spiks makau, një shpend më parë i zhdukur në botën e egër, kanë nisur të lulëzojnë në Afrikën e Jugut pas një programi të suksesshëm shtimi e konservimi.
Njëzet vjet më parë e ardhmja e shpendit karakteristik dukej mjaft e zymtë.
Anëtari i fundit i species ishte zhdukur nga bota e egër, duke lënë vetëm disa zogj në kafazët e koleksionistëve të shpërndarë nëpër botë.
Por tashmë falë përpjekjeve të prezervimit papagalli Cyanopsitta spixii – me kokën karakteristike gri dhe puplat e ndezura blu është rikthyer në mënyrë sensacionale.
Një tufë prej tyre tashmë fluturojnë në vendlindjen e tyre Brazil, pas lëshimit një muaj më parë.
Më vonë gjatë këtij viti, aktivistët kanë në plan të lëshojnë të tjerë zogj të cilët pritet të nisin të shumohen vetë në botën e egër prej pranverës së ardhshme.
“Projekti po shkon shumë mirë,” thotë biologu Tom White, këshilltar i shërbimit të botës së egër dhe peshkimit në SHBA.
“Një muaj pasi kemi lëshuar zogjtë ata kanë mbijetuar të gjithë. Ato sillen si një tufë dhe qëndrojnë në afërsi të vendit të lëshimit, duke provuar bimësinë e atjeshme. Po shkon aq mirë sa mundej”.
Spiks Makau është emërtuar sipas biologut gjerman Johann Baptist Ritter von Spix, i cili e evidentoi i pari si specie në 1819. Por shpendi u bë viktimë e dëmtimeve mjedisore që nisën prej shekullit të me zgjerimin e bujqësisë në pyjet e Caatinga në verilindje të Brazil.
Shpendi është shpëtuar me anë të projekteve të konservimit si dhe me gjenetikën moderne për përcaktimin e çifteve të shumimit dhe pllenimin artificial.
Kështu që disa qindra Spiks makau u lindën në kushte të mbyllura qe me pas mesuan te mbijetojne dhe ne te eger.
Top Channel