Man. UTD dhe Arsenal “përplasen” për talentin që shkelqeu te Southampton

11/07/2022 09:12

Kyle Walker-Piter është një nga emrat më të lakuar për të ndryshuar ambient sezonin e ri.

Së fundmi, mediet britanike bëjnë me dije se Man. UTD dhe Arsenal janë në garë për shërbimet e mbrojtësit të djathtë. Ten Hag ka dhënë “dritën jeshile”, ndërsa Arteta e ndjek prej më shumë se një viti lojtarin anglez, i cili në këtë vit ka debutuar edhe me përfaqësuesen angleze në dy ndeshje.

Ishi i Tottenham Hotspur numëron 6 sezone në Premier League, 3 me londinezët dhe 3 me Southampton.

Mbrojtësi ka kontratë me klubin e tij aktual deri në vitin 2025 dhe Southampton kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe tani pritet për të parë se cili klub, Man. UTD apo Arsenal do ta bëjë ofertën e duhur./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA