22/12 22:33
Milan vijon të bëjë presion për të marrë shërbimet e yllit të Club Brugge, Charles De Ketelaere dhe palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Gjithçka është lehtësuar së fundi, pasi anglezët e Leeds United kanë vendosur të dalin nga gara për shërbimet e fantazistit dhe t’i lënë rrugë të lirë Milanit, që mund ta mbyllë që këtë javë marrëveshjen.
Sipas SuperSport mediat angleze raportojnë se Leeds ka hedhur sytë nga talenti i PSG-së, Arnahd Kalimuendo dhe i ka lënë rrugë të lirë Milanit për De Ketelaere, ndërsa Club Brugge vijon të këmbëngulë për arkëtimin e 30 milionë eurove nga kartoni i lojtarit.
Top Channel