Papa Françesku ka postuar në Twitter një mesazh kundër luftës në Ukrainë, por në gjuhën ruse.
Ai tha se ukrainasit po vuajnë çdo ditë nga “sulmet brutale”, duke bërë thirrje që “lufta e çmendur” të përfundojë.
Mesazhi i tij u postua në rusisht në Twitter.
Ndërsa dënon luftën dhe bën thirrje për paqe, Papa është kritikuar se nuk e kritikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë.
“Edhe një herë, shpreh afërsinë time me popullin ukrainas, i cili vuan çdo ditë nga sulmet brutale: njerëzit e zakonshëm po paguajnë për to. Le të lutemi së bashku që Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur!”, shkruan Papa në Twitter.
Ещё раз я выражаю близость к украинскому народу, который ежедневно страдает от жестоких нападений: за них расплачиваются простые люди. #ПомолимсяВместе, дабы Господь указал путь к прекращению этой безумной войны!
— Pope Francis (@Pontifex) July 10, 2022
Nuk dihet ende arsyeja e mesazhit në gjuhën ruse, ndërsa ekziston mundësia e dhënies së një mesazhi më të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Vladimir Putin.
Top Channel