Një rast i rëndë i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor është bërë publik nga policia rrugore e kryeqytetit.
Gjatë qarkullimit të një prej rrugëve kryesore të Tiranës, shoferi nuk ka siguruar fëmijën me rripin e sigurimit të ndenjëses së makinës, por e ka lejuar që të qëndrojë në këmbë me pjesën e trupit jashtë.
Shoferi është gjobitur, ndërsa policia thekson se kush nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të reja dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.
“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj! Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, thekson Policia Rrugore e Tiranës.
Top Channel