“Do e marrim CR7 te Chelsea?”, përgjigja e Tuchel bëhet virale

11/07/2022 17:25

Tifozët e Chelsea presin një dhuratë të madhe nga merkato e verës. Emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lidhur me një transferim në “Stamford Bridge”.

Ekipi i Thomas Tuchel ndodhet në SHBA për fazë përgatitore. Një tifoz i bluve ka pyetur trajnerin Thomas Tuchel rreth mundësisë së transferimit të CR7 te Chelsea.

“A do të firmosim me Cristiano Ronaldon?”, i është drejtuar teknikut tifozi pasi i mori një autograf. Ndërkohë, Tuchel i është përgjigjur duke buzëqeshur: “Nuk ta tregoj dot… “

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, edhe pse tekniku Ten Hag shpreson të kundërtën.37-vjeçari kërkon me ngulm një ekip që garon në Champions League dhe në ishull raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë rreth 15 milionë paund për kartonin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA