Tirana përgatitet për ndeshjen e kthimit të Champions Leagues kundër Dudelange me një optimizëm dhe vetëbesim që i mungoi në ndeshjen e parë në Luxemburg.
Në prag të këtij takimi, bardheblutë duken të ndërgjegjshëm për atë që nuk funksionoi në takimin e parë dhe në dukje traineri Orges Shehi shprehet i bindur se mbrëmjen e së martës në kryeqytet do të jetë një tjetër simfoni.
Përgatitja e këtij takimi pa Limajn i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë ka enë jo vetëm në fushë por edhe në videoanalizat që siç tregon kapiteni Marsel Ismailgeci, i kanë ndihmuar shumë për t’u ndërgjegjësuar dhe për të ndryshuar ritëm.
Ndeshja mes Tiranës dhe Dudelange do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit ku bardhebluve i duhet një fitore me me më shumës e një gol diferencë për t’u kualifikuar duke qenë se goli në fushën, kundërshtare është hequr, ndërkohë që për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium kjo ndeshje do të tramsetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel