Një gjykatës ka vendosur se burri nuk e ka përdhunuar gruan akuzuese pasi ajo kishte lënë gjysmë të hapur derën e tualetit të barit ku ndodhi ngjarja.
Natën e ngjarjes vajza kishte shkuar në tualet, në një bar në qendër të Torinës në veri të Italisë, në maj të vitit të kaluar.
Por gjykatësi thotë se vajza ishte në humor të lartë pas konsumit të një sasie të konsiderueshme të alkoolit dhe fakti që kishte lënë gjysmë të hapur derën e tualetit ishte një “ftesë” që kishte bërë që burri të afrohej për kontakt me të.
Duke hyrë në të tjera detaje intime, në gjykatë i tha se zinxhiri i pantallonave të vajzës ishte prishur duke mbetur hapur.
Por zyrtarët anuluan vendimin e dy viteve burgim për përdhunim, me argumentimin se “zinxhiri ishte i vjetër dhe i konsumuar, dhe nuk ishte prishur si rezultat i sulmit”.
Deputetja italiane Laura Ravetto ndërhyri me kritikat e saj duke e quajtur çështjen ‘drithëruese’.
Ajo tha: “Vajza ka shprehur me zë mos-pranimin e saj për marrëdhënie seksuale dhe ndoshta duke lënë derën gjysmë të hapur kishte nxitur burrin ‘të guxonte ta bënte’. Është e tmerrshme”.
Kundërshtarët e vendimit thanë se shpresojnë që çështja të dëgjohet në gjykatën e lartë dhe që vendimi të përmbyset.
Në vitin 2017 – gjithashtu në Torino një burrë shpëtoi nga akuzat e përdhunimit ndaj një kolegeje pasi gjykatësi tha se ajo nuk kishte shprehur kundërshtimin ndaj tij dhe nuk kishte ulëritur për ndihmë.
Top Channel