37-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spitalin e Korçës, dyshimet e para
11/07/2022 20:51
Një 37-vjeçar është dërguar nga familjarët në spitalin e Korçës, aty ku ku mbërritur pa shenje jeta.
Sipas të dhënave paraprake, në trupin e shtetasit me iniciale O. Xh., banues në fshatin Podgorie të Maliqit nuk ka shenja dhuna. Dyshohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel