Vodhi 172 litra naftë nga eskavatori i firmës së ndërtimit, arrestohet 35-vjeçari dhe personi që bleu karburantin
10/07/2022 09:30
Vjedhja e naftës nga një eskavator i kushtoi lirinë një 35-vjeçari në kryeqytet.
Shtetasi me iniciale J.S. kishte marrë karburantit e mjetit që ndodhej në një mjet pune të një kompanie ndërtime, për ta shitur më pas në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas policisë, janë 172 litra naftë, që pasi 35-vjeçari i vodhi, ia shiti shtetasit me iniciale P.K. 31-vjeçari dyshohet se ishte në dijeni që lënda djegëse që po blinte, ishte e vjedhur. Ai u arrestua dhe do të hetohet për “Përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Top Channel