Festa e Grupit Parlamentar të SPD-së në Gjermani shkoi keq kur disa gra shfaqën probleme shëndetësore, që dyshohet se ua ka shkaktuar një lëndë e dyshimtë që kanë konsumuar gjatë eventit.
Një 21-vjeçare u paraqit në spital të shtunën në mbrëmje, pak orë pas festës me marrje mendsh dhe probleme me kujtesën. E reja ka rrëfyer se nuk ka pirë alkool në festë, por ka ngrënë ushqim dhe ka konsumuar pije joalkoolike. Asaj iu bënë analizat e gjakut, ndërkohë që katër gra të tjera, paraqitën simptoma të ngjashme.
Mediet gjermane raportojnë se gratë dyshohet të jenë viktima të të ashtuquajturave “drogë përdhunimi”, që mund të jenë hedhur në pije ose ushqim, ndërkohë që për ngjarjen ka nisur një hetim.
Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festën e përvitshme të socialdemokratëve, duke përfshirë kancelarin Olaf Scholz, ligjvënësit e partisë dhe punonjësit e tyre.
Top Channel