Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 30 dyshohet se janë bllokuar pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesë-katëshe në rajonin Donetsk të Ukrainës, duke e shembur ndërtesën.

Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se sulmi u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Chasiv Yar, një qytet rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk,  e që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse ndërsa ato përparojnë ngadalë drejt perëndimit.

Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014. Javën e kaluar, Rusia pushtoi qytetin e Lysychansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk.

Të shtunën, guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse po arrinin të “ngrenë ferrin e vërtetë” në zemrën industriale lindore të Ukrainës.

Pas kapjes së Lysychansk, disa analistë parashikuan se trupat e Moskës ka të ngjarë të marrin pak kohë për t’u riarmatosur dhe rigrupuar.

Por Haidai tha se deri më tani nuk kishte “asnjë pauzë operacionale të shpallur nga armiku”, i cili “ende po sulmon dhe granaton tokat tona, th ai,  me të njëjtin intensitet si më parë”. Autoritetet ukrainase thanë se ushtria ruse vazhdoi të bombardonte rajonet lindore të Donetskut të Ukrainës dhe rajonet verilindore të Kharkiv të shtunën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA