Mosha duket se nuk është më një ndër kriteret kryesorë të një klubi për të investuar në merkato.
Këtë e fakton më së miri merkato aktuale teksa deri në këtë pikë, ata të cilët kanë lëvizur më së shumti janë futbollistët me një moshë të lartë, 30-vjeç e sipër.
Mjafton të përmendim transferimin më të fundit, Angel Di Maria. Argjentinasi është 34-vjeç, megjithatë Juventus nuk mendoi aspak për shifrën në pasaportën e sulmuesit duke i besuar eksperiencës së ish-lojtarit të PSG.
Nga ana tjetër, janë edhe rastet e Ivan Perisic që në moshën 33-vjeçare braktisi Interin për Tottenham në Premier League, ndërsa Sadio Mane u transferua në moshën 30-vjeçare nga Liverpool te Bayern Munich.
Ndërkaq, në listë për të ndryshuar ambient deri në përfundimin e merkatos janë edhe një sërë futbollistësh. Fjala është për Cristiano Ronaldon (37-vjeç), Robert Lewandowski (33-vjeç), Christian Eriksen (30-vjeç) apo edhe Neymar (30-vjeç).
Top Channel