Pastrimi i pusit i ka kushtuar jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj nga fshati Lofkend i Mallkastërës, ndërsa bashkëfshatari i tij Bledar Bregu mundi të shpëtojë.
Mendohet se zbritja në thellësi të caktuar të pusit ku ajri mungon, ka shkaktuar asfiksinë e dy bashkëfshatarë, të cilët dyshohen të kenë humbur ndjenjat e më pas kanë rënë në fund të pusit.
Motra e 33-vjecarit Bledar Bregu e shokuar nga ngjarja thotë se kjo ishte një nga punët që ata e bënin për të siguruar jetesën.
Viktima ishte ende në jetë kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje për ti nxjerrë nga pusi, por pasi u transportuan në spitalin rajonal të Fierit, 38 vjeçari Besnik Veliaj nuk ja doli dot.
Në spital tashmë po merr trajtim mjekësor edhe zjarrfikësi që nxori viktimën dhe 33-vjeçarin tjetër nga pusi.
Top Channel