Armando Broja ka marrë oferta të shumta gjatë kësaj periudhe.
20-vjeçari e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Southampton, ekip me të cilin realizoi 9 gola në total. Broja do t’i bashkohet këtë javë skuadrës së Tuchel në turneun në SHBA, bashkë me Ngolo Kante.
Francezi u infektua me Covid-19 dhe te Chelsea kanë menduar të ruajnë edhe lojtarin shqiptar, pasi ka qenë në kontakt me mesfushorin për shkak të stërvitjes individuale që kanë kryer në Londër.
Qëndrimi në “Stamford Bridge” është i vështirë, teksa e ardhmja pritet të vijojë në Premier League, aty ku e duan West Ham, Southampton, Newcastle dhe Everton, ndërkohë që ka pëlqim edhe nga Napoli, Milani e Atalanta në Itali, dhe Ajaksi në Eredivisie.
SuperSport shkruan se Broja do të zgjedhë brenda muajit korrik skuadrën e radhës, teksa pritet të mësohet nëse bëhet fjalë për një tjetër huazim apo do të shitet përfundimisht nga “Blutë e Londrës”.
Top Channel