Votuesit japonezë u janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel, zgjedhje të cilat janë cilësuar si mbrojtje e demokracisë, vetëm dy ditë ish-kryeministri Shinzo Abe u vra gjatë fushatës.

Me Japoninë në zi, vëzhguesit thonë se një valë mbështetjeje shtesë mund të zgjojë atë që tashmë pritej të ishte një fitore komode për partinë e Abe , ndërsa njerëzit thonë se kërkojnë një qeveri të fortë..

Duke parë botën tani, mendoj çdo ditë se si Japonia do të menaxhojë situatën aktuale. Bota po ndryshon rrënjësisht siç e shihni me pushtimin rus të Ukrainës. Unë dua që qeveria të bëhet më e qëndrueshme në mënyrë që Japonia të mund të qëndrojë si një vend vërtet i pavarur. Ndërsa për vrasjen e ish-kryeministrit Abe, ky është një vend demokratik dhe unë e përbuz përdorimin e  dhunës“, thotë Takao Sueki.

“Jam e shqetësuar për ekonominë sepse në përgjithësi nuk është aq e mirë. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e Japonisë, sidmos duke parë ngjarjet e fundit që ndodhën, shokuese”, shprehet Chisato Hashimoto.

Abe u qëllua në mes të ditës të premten në qytetin qendror të Nara ndërsa mbante një fjalim në mbështetje të një kandidati lokal për Partinë e tij Liberal Demokratike,një vrasje që ka bërë jehonë në mbarë botën.

Vrasja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e sigurisë përreth Abe në kohën e të shtënave, me shefin e policisë lokale që pranoi “problemet” dhe transmetuesi publik NHK raportoi se i dyshuari fillimisht kishte planifikuar të përdorte eksploziv.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili e përshkroi vrasjen e Abe si një “akt frikacak dhe barbar”, i ka bërë thirrje publikut që të dalë në votim. “Ne do të vazhdojmë me fushatën tonë zgjedhore siç është planifikuar me bindjen e fortë se nuk do t’i dorëzohemi kurrë dhunës”, tha Kishida të premten.

 

 

 

Top Channel