Turisti gjerman, që u raportua i humbur një ditë më parë në Gadishullin e Karaburunit është gjetur gjatë natës.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij, i cili prej mëngjesit të djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit, shtetasi gjerman është mirë dhe ka nisur mesazh (sinjal) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget”, nji gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

73-vjeçari është i apasionuar pas hiking, ecjeve në natyrë dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. Ndërkohë, policia ka kontaktuar me të dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA