Dyndje në pediatri nga virozat/ Rreth 50 fëmijë paraqitën çdo ditë në Lezhë

10/07/2022 12:24

Temperaturat e larta që kanë shoqëruar ditët e fundit vendin tonë kanë sjellë dyndje të pacientëve të vegjël pranë urgjencës së pediatrisë në Lezhë, kryesisht me temperaturë apo diarre.

Mesatarisht në ditë në urgjencën e pediatrinë paraqiten rreth 50 raste ku krahas temperaturës apo infeksioneve ka pasur dhe raste me variantin “Omicron”. Veç virozave të stinës apo dhe me variantin “Omicron” paraqiten dhe fëmijë me djegie nga dielli apo pickime nga kandili i detit ose nga insektet.

Mjeku pediatër këshillon prindërit që të shmangin ardhjen e fëmijëve në spital të paktën në 3 ditët e para të temperaturës, duke shmangur kështu dhe fluksin e lartë pranë urgjencës, gjithashtu që të kenë kujdes ushqyerjen e fëmijëve në plazh dhe shmangien e diellit sidomos gjatë orëve të pikut.

Krahas fëmijëve shifra ne rritje te rasteve me Covid 19 apo simptoma te sëmundjeve te tjera po hasen edhe tek moshat e rritura, ndaj mjeket bëjnë apelojnë të shmangin vend grumbullimet me shumë njërës apo ekspozimin në diell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA