Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Ushtria amerikane duket se ka pezulluar një gjeneral me tre yje pas një komenti satirik për gruan e presidentit, Jill Biden.
Gjeneral-lejtnanat Gary Volesky i cili është larguar tashmë nga ushtria, ish-zëdhënës i ushtrisë së SHBA, reagoi ndaj një komenti të presidentit Biden për vendimin e gjyaktës së lartë mbi abortin, ku bashkëshortja e tij pretendonte se “të drejtat e grave janë vjedhur”.
Jill Biden shkruante se “për gati 50 vjet, gratë kanë pasur të drejtë të merrnin vendimet e tyre, sot kjo e drejtë është vjedhur prej tyre”.
Volesky ishte përgjigjur në komentin e tij, “Jam i lumtur që më në fund po e kuptoni çfarë do të thotë të jesh grua.”
Rrjeti tashmë ka fshirë komentin e Volesky.
Por ushtria ka pezulluar nga detyra Volesky, i cili sapo kishte nisur një kontratë të majme pune si këshilltar i oficerëve në detyre.
Autoritetet thanë se një hetim do të nisë mbi komentin e bërë prej tij, shkruan rrjeti vendas USA TODAY.
Volesky ka qenë më parë drejtues i divizionit ajror të 101 të ushtrisë së SHBA.
Volesky, i cili është tërhequr nga ushtria në 2020, ka marrë Yllin e argjendit për shërbimin e tij në Irak.
Vendimi i abortit nga gjykata e lartë e SHBA është vlerësuar nga opinioni dhe politika konservatore e vendit, përkundër shtytjes së politikave neoliberale të Demokratëve të stabilimentit amerikan.
Top Channel